Kryeparlamentarja Spiropali pret ambasadorin Shkurov: Mbështetës të palëkundur të luftës së drejtë të Ukrainës

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të hënë në një takim në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov. Spiropali konfirmoi se se Shqipëria e ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë në mënyrë të palëkundur luftën e drejtë të Ukrainës, së bashku me SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe të gjithë botën demokratike.

“Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës, nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Volodymyr Zelensky, në 28 shkurt ka intensifikuar bashkëpunimin mes vendeve tona”, shtoi ajo.

Spiropali garantoi se “mbështetja jonë e fuqishme për Ukrainën do të vijojë sepse kjo është e lidhur jo vetëm më fitoren e miqve tanë ukrainas, por edhe me rikthimin e sigurisë, paqes dhe rendit ndërkombëtar, të cilët janë cenuar rëndë nga agresioni i Rusisë”.

SHKARKO APP