Kryeparlamentarja Spiropali pret në takim Nancy VanHorn. Nga partneriteti strategjik, investimet amerikane tek drejtësia

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është takuar këtë të hënë me të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA, Nancy VanHorn. Në njoftimin e Kuvendit, theksohet se në këtë takim është diskutuar mbi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve amerikane në Shqipëri, rolin e Kuvendit në thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e procesit të anëtarësimit në BE, fuqizimin e institucioneve të pavarura, bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe qytetarët.

“VanHorn e uroi Kryetaren Spiropali me rastin e zgjedhjes Kryetare e Kuvendit dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis Kuvendit dhe Ambasadës së ShBA, për mbështetjen e zhvillimit, demokratizimit, konsolidimit të institucioneve dhe integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.

Kryetarja Spiropali uroi të Ngarkuarën me Punë, Van Horn, për misionin e saj në Shqipëri dhe e njohu me disa nga prioritetet e punës së Kuvendit dhe të sesionit të ri parlamentar. Kryetarja Spiropali nënvizoi se në detyrën e Kryetares së Kuvendit do të udhëhiqet nga Kushtetuta, ligjet, përpjekjet maksimale për konsensus, racionalitet, konstruktivitet dhe transparencë, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha grupet parlamentare dhe opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn diskutuan edhe mbi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve amerikane në Shqipëri, rolin e Kuvendit në thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e procesit të anëtarësimit në BE, fuqizimin e institucioneve të pavarura, bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe qytetarët”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?