Kryepolici Rrumbullaku përgënjeshtron Berishën: Gerti Shehu s’ka qenë agjent i policisë kriminale
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka folur këtë mbrëmje mbi mbarëvajtjen e sigurisë gjatë Samitit të BE dhe protestës, ku tha se Policia e Shtetit reagoi menjëherë duke ndaluar autorin që sulmoi Sali Berishën.
Për të aktualisht po vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë. Drejtori i Policisë përgënjeshtroi deklaratat e Sali Berishës, duke thënë se Gerti Shehu nuk ka qenë agjent i policisë kriminale.
”Sqarojmë opinionin se shtetasi Gert Shehu nuk ka qenë dhe nuk është agjent i policisë kriminale. Gjithashtu, ai nuk është përdorur asnjëherë nga strukturat e policisë. Policia përgënjeshtron me forcë deklaratat e Berishës që nuk ndikojnë zbardhjen e së vërtetës. Jemi të angazhuar në zbardhjen sa më parë të të gjitha rrethanave të ngjarjes”.– theksoi numri një i Policisë së Shtetit.