Kryeprokurori Çela dhe Yuri Kim: Të zbardhen krimet zgjedhore
Kryeprokurori Olsian Çela së bashku me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim nga Pogradeci dhanë mesazhe të forta në lidhje me situatën kriminale në vend dhe jo vetëm.
Diplomatja amerikane deklaroi se koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi në Shqipëri, ndërsa tregoi se në takim u fol veçanërisht edhe për ndjekjen e krimeve zgjedhore. Nga ana tjetër, kryeprokurori Çela vuri theksin të mbështetja e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Shqipërisë.
”Takimi u fokusua pikërisht në mbështetjen që duhet tu japim. Duke pasur parasysh dhe situatën me krimin, duhet siguruar mbrojtje ndaj femrave, të miturve dhe më të dobëtit. Do të rrisim ndërgjegjësimin në mbështetjen që gjyqtaarët dhe prokurorët të kenë ndaj viktimave. Do të kenë dhe mbështetjen e OPDAT”,-tha Çela.
Kurse ambasadorja Kim tha se koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për sistemin në drejtësi në Shqipëri. ”Do të doja të thoja që kryeprokurori dhe unë folëm për vijimin e zbardhjes së krimeve zgjedhore. Viktimat duhet të marrin atë që u përket atyre dhe shkelësit duhet të dënohen. Folëm dhe për atë që është në mënyrë ekstreme i rëndësishëm për rolin e koordinatorëve në prokurori. Sot doja të fokusohesha tek padrejtësitë dhe operatorët e drejtësisë”.