Kryeprokurorja e Tiranës: Do hetojmë personat që blenë të dhënat dhe i përdorën për punët e tyre
Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, është pyetur për shumën që është ofruar për shitjen e të dhënave personale të mbi 690 mijë personave dhe të dhënat e targave të automjeteve.
Nga media zbulohet se emrat e arrestuar janë:
Dy punonjësit e AKSHI-t të arrestuar janë: Eni Qirjako dhe Andi Agaraj.
Dy përmbaruesit privatë janë: Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Imeraj u shpreh se të dhënat janë shitur tek një subjekt privat, të cilët i kanë përdorur për qëllime të tjera, ndërsa shton se prokuroria do ti shkojë deri në fund kësaj çështje.
Me çfarë çmimi janë shitur përkatësisht të dhënat persona për llogaritë dhe automjetet?
Imeraj: Në rangun teknik nga kanë dalë këto të dhëna, bëhet fjalë për pagat e disa muajve, kanë dalë nga x person i punësuar në tatimet. Më pas është ndjekur zinxhiri i ngjarjes dhe është zbuluar se janë shitur për subjekte private. Ajo që dua të them është se do i shkohet deri në fund çdo lloj subjekti të përfshirë në këtë veprimtari çfarëdolloj niveli qoftë ai. Po hetojmë jo vetëm autorët që kanë marrë të dhënat por edhe në drejtim të hetimit të qëllimit të përdorimit të këtyre të dhënave për efekt të shpërndarjes së tyre të përgjithshme. Për aq kohë sa nuk kemi një konkluzion nuk mund të dyshojmë për hipoteza. Çdo vepër penale e ndodhur do ta quaja një vepër që cenon të drejtën e shtetasve!