“Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025”, Veliaj pret përfaqësuesit e 4 qyteteve finaliste: E ardhmja i përket të rinjve

Qyteti ukrainas, Lviv, mori mbrëmjen e së mërkurës fitoi titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025”. Përfaqësuesit e qyteteve finaliste, Lviv, Tromso dhe Izmir, u pritën edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve u dhuroi Kullën e Sahatit në shenjë mirënjohjeje.

Teksa uroi qytetin fitues, Veliaj dha mesazhin se me apo pa titull, e rëndësishme është që e ardhmja janë të rinjtë dhe se ata duhet të bashkëpunojnë dhe të krijojnë ura lidhëse mes vendeve, e të përçojnë mirëkuptim dhe paqe e jo luftë.

“Me ose pa titull, e ardhmja u përket të rinjve dhe në qoftë se ne e fillojmë që sot këtë bashkëpunim, fillojmë që sot të lidhim këto ura, i fillojmë që sot këto shkëmbime, kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që ne mësuam nga viti i rinisë ishin jo vetëm infrastruktura fizike, në shkolla, në konvikte, në politikat tona për Kartën e Studentit, politikat tona për ta dhënë transportin falas, politikat për të reduktuar çmimet e strehimit, janë politika që mund të zbatohen edhe në Norvegji, edhe në Spanjë, edhe në Turqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu që, në këtë sens, të gjithë kemi çfarë mësojmë nga njëri-tjetri. Tirana është një vend i hapur, Shqipëria ju mikpret”, u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?