Kryesia e PD-së miraton kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit
Pas disa orëve diskutime, Kryesia e PD-së ka miratuar 6 kandidatët me të cilët do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, për 6 bashkitë e vendit.
Kandidatët janë propozuar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe u miratuan unanimisht nga kryesia e PD.
“Pas mbledhjes së kryesisë, fokusi i punës do të jetë angazhimi në terren për të fituar zgjedhjet në të 6 bashkitë”, thuhet në njoftimin e PD.
Kandidatët
Bashkia Shkodër: Xhemal Bushati
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku