”Kryesia e PD të japë dorëheqjen”, Berisha: Mos u bëni anëtarë të shoqatës Basha-Bardhi

Këtë të enjte ”Foltorja” e Sali Berishës ndodhet në Kuçovë, aty ku ish-kryeministri është takuar me demokratët. Berisha ka ripërsëritur akuzat ndaj Lulzim Bashës, për të cilin tha se u përpoq ta paraqiste krizën në PD si një problem të tij. Ai mohoi kategorikisht një gjë të tillë duke i kërkuar sërish anëtarëve të Kryesisë të japin dorëheqjen.

Berisha deklaroi se anëtarët e Kryesisë së PD, 60% e tyre të emëruar nga Lulzim Basha, nuk përfaqësojnë demokratët, pasi nuk janë të votuar. Po ashtu Berisha tha se 8 vitet e fundit ishin vitet e varfërimit të shqiptarëve për shkak të Edi Ramës.

”Jeni dëshmitarë sesi ka marrë vendime pa pyetur asnjë, sesi e ka emëruar Kryesinë e Partisë. I ftoj edhe njëherë të japin dorëheqjen për dinjitetin e tyre. Ju nuk mund të jeni anëtarë të shoqatës Basha-Bardhi. PD-ja pësoi krizë të thellë. Kryetari pasi ishte angazhuar me akte të turpshme, u hodh në vendime duke shkelmuar sovranitetin e PD-së. U përpoq ta paraqiste krizën si problem timin. Kriza s’ka të bëjë me mua. Kurrë se kisha imagjinuar që një ditë do të hidhja në gjyq Sekretarin e Shtetit”.

SHKARKO APP