Kryesia e re e PS-së, ja kush janë gratë fituese

Ka përfunduar numërimi për anëtaret gran ë Kryesinë e PS, ku janë përzgjedhur dhe 7 kandidaturat fituese nga 13 që ishin në garë.

Më e votuara rezulton Ministrja Gjermeni, që ndiqet nga Ministrja Kodheli. Pastaj vinë Vasilika Hysi, Lindita Nikolla, Olta Xhaçka, Evis Kushi dhe Valentina Leskaj. Asambleja e re e PS-së i është nënshtruar zgjedhjeve për strukturat drejtuese përmes një proçesi që u shoqërua nga përjashtime dhe vetëpërjashtime.

Dy nga figurat historike të PS-së, Arta Dade dhe Namik Dokle janë tërheur nga lista e kandidimit që u propozua nga kryetari i PS-së, Edi Rama për anëtarë të Kryesisë. Dade edhe pse ishte zgjedhur nga kryetari Rama të ishte në krye të listës së kandidatëve, prefereoi të mbetej jashtë kësaj gare, duke deklaruar se PS po vepron kundër parimeve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër burim i tha Ora News, se Dade ka preferuar të mos pranojnë kandidimin e Ramës për të shmangur kritikat se hoqi dorë nga beteja për demokraci të brendshme në këmbim të këtij pozicioni. Të njëjtën rrugë ndoqi edhe deputeti Namik Dokle, i cili e lidhi tërheqjen nga kandidimi me moshën, por në fakt prej një kohe të gjatë është lënë të kuptohej se ai nuk do të jetë më deputet pas kësaj legjislature.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë lista fituese:

Eglantina Gjermeni 226 vota

Mimi Kodheli 219 vota

Vasilika Hysi 197 vota

Lindita Nikolla 177 vota

Evis Kushi 167 vota

Olta Xhacka 166 vota

Valentina Leskaj 163 vota

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?