Kryesia pro kryetarit/Ristani: Janë njerëz të tradhtarit Basha, bashkëpunëtori i Ramës

6 orë zgjati mbledhja e Kryesisë së PD, ku në përfundim u miratua propozimi i kryetarit Lulzim Basha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor.

Ish-sekretari i Përgjithshēm i PD, Arben Ristani tha se njerëzit e Bashës votuan pro tij, ku kreun e PD e quajti tradhëtar dhe bashkëpunëtor të Ramës.

“Kryesia e PD, ata që kanë votuar janë të gjithë të zgjedhurit e Bashës, nuk është asnji nga ata që janë votuar në mënyrë të rregullt siç e kërkon statuti.

Pritej ky lloj veprime, pikërisht kundër këtyre lloje veprimeve po mblidhet për të shqyrtuar kuvendi i PD gjendjen në të cilën e ka çuar kryetari tradhtar i saj. Retorika është që firmat po i mbledh Doshi Rakipi në Elbasan, por kush i ka mbledhur firmat në Sarandë, në Vlorë, Gjirokastër, Tiranë e kudo?

Është për ta bërë pis PD dhe për ta përçarë. Ai është roli Bashës në bashkëpunim me Ramën që të lërë në opozitë PD. Por kjo punë do zgjidhet sepse demokratët kanë marrë në dorë fatin e tyre dhe do të mblidhen në 11 dhjetor në një Kuvend që do të jetë festë”.

SHKARKO APP