Kryesia shqiptare e OSBE-së, konferencë kundër antisemitizmit
Për dy ditë, (4 dhe 5 shkurt) kryesia shqiptare e OSBE-së do të organizojë konferencën ndërkombëtare në lidhje me luftën kundër antisemitizmit. Mësohet se në këtë konferencë do të jenë pjesëmarrës delegacionet zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile.
Sipas informacioneve, në këtë konferencë merr pjesë edhe Rabini Andrew Baker, drejtor i Çështjeve Hebraike Ndërkombëtare në Komitetin Hebraik Amerikan.
Më 6 dhjetor, Shqipëria mori zyrtarisht Kryesimin e Presidencës së OSBE-së për vitin 2020, organizatë kjo e përbërë nga 57 vende anëtare, të cilën vendi ynë do ta drejtojë përgjatë gjithë vitit 2020.
OSBE-ja do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, por këtë herë në cilësinë e tij si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.