Kryesimi i OSBE/Rama: Jemi në krizë, të lëmë pas krahësh mendësinë e Luftës së Ftohtë

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të radhës të OSBE-së, ka bërë sot bilancin e vitit të tij në krye të kësaj organizate. Rama në Ministerialin e OSBE-së, tha se ky vit ishte shumë sfidues për shkak të pandemisë të Covid-19. ”Ky ka qenë një vit sprovues për OSBE-në. Pasojat e Covid-it kanë qenë prezente në të gjitha fushat e jetës sonë. Ngushëllimet shkojnë për ata që kanë humbur të dashurit, falenderimet shkojnë për punonjësit e shëndetësisë. Ndërkohë që ne fokusohemi te pasojat ekonomike, duhet të kuptojmë ndikimin negativ të sigurisë. Ka rritur krimin kibernetik, ka krijuar terren për dezinformimin”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama foli për sfidat e OSBE, duke shtuar se konflikti në Ukrainë ishte prioriteti i tij gjatë detyrës në krye të organiztës. ”Është bërë një përparim por ka ende punë për zgjidhje gjithëpërfshirëse e konfliktit. Le të mos harrojmë marrëveshjet e Minskut. 7 vjet me parë, jetë vazhdojnë të humbasin. Në vizitën time të parë si kryetar i radhës pashë me sytë e mi pashe se si konflikti kishte ndikuar popullsinë”, shtoi kreu i qeverisë.

Duke folur për bashkëpunimin e munguar mes vendeve anëtare të OSBE-së, Rama mori si shembull konfliktin që ka përfshirë Bjellorusinë. Ai tha se OSBE-ja ishte instrumenti i fundit i ndërmjetësimit të këtij konflikti ku bën thirrje për angazhim më të madh të vendeve anëtare.

“Shihni se çfarë ka ndodhur në Bjellorusi dhe se si krejt papritur OSBE mbeti i instrument i fundit ku strukturat e tjera u dukën të padoboishme. Është e trishtueshme se çfarë ndodh jashtë BE-së, ngre pengesa mes vendeve të BE-së. Nuk mund të vazhdojë kështu pafundësisht. Organizata jonë nuk mund të punojë nëse nuk lëmë pas qëndrimin e luftës së ftohtë dhe nuk lihet pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Në asnjë hapësirë tjetër përveç hapësirës së OSBE-së mund të diskutohet. Në asnjë organizatë tjetër si kjo nuk mund të përballet me sfidën e bashkimit të dy botëve në kundërshti. Kriza e pandemisë ka prekur të gjithë aspektet e jetës sonë. Ndërkohë që ne përqëndrohemi në pasojat ekonomike, ne duhet të kuptojmë ndikimin mbi sigurinë tonë. E dimë të gjithë që kemi përballë një dimër të vështirë. Është bërë një përparim i caktuar. Mbetet një situatë e papranueshme duke pasur parasysh angazhimet tona. Marrëveshjet e Minskut, 7 vjet më pas jetë vazhdojnë të humbasin. Në vizitën time si kryetar i radhës së OSBE-së pashë se si konflikti kishte prekur popullsinë. Shkelje të armëpushimit në terren, viktima nga shpërthimi i minave. Situata shqetësuese. për të ardhur keq që palët nuk kanë arritur të bëjnë përparime të tjera në kuadër të marrëveshjes së Minskut. Largimi nga marrëveshjet e Minskut nuk është zgjidhja”, tha Rama ndër të tjera.

SHKARKO APP