Kryeson delegacionin shqiptar në Asamblenë e OKB, presidenti Bajram Begaj niset drejt SHBA-së

Presidenti Bajram Begaj, do të niset këtë të dielë për në New York, SHBA ku do të kryesojë delegacionin e Shqipërisë, që do marrë pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në Debatin e Përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara.

Begaj do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në Nju Jork, në vigjilje të Sesionit të 78-të të AP të OKB. Edhe në këtë forum, Presidenti do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare të vendeve të tjera.

Presidenti gjatë periudhës së qëndrimit në New York do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA.

SHKARKO APP