”Kryetar grupi jam unë”, Alibeaj: Nevoja dhe interesi është që të dalim me një kandidat fitues

Pas mbledhjes me grupin parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj teksa tha se ai është kryetar grupi, pohoi edhe se nevoja dhe interesi është që selia blu dhe mbarë opozita, që dalë me një kandidat fitues për çdo bashki, në lidhje me zgjedhjet lokale të 2023.

“Besoj që kjo është një e mirë në interes të demokratëve. Në pritje dhe të Palokës për tu takuar me Bardhin, ka pasur një takim dhe një bashkëbisedim që vetë Bardhi do jua thotë. Sot Bardhi informoi për diskutimin me Palokën.

Do ju them me bindje se nevoja dhe interesi për të dalë me 1 kandidat fitues është synim. Duhet ti dhënë fund regjimit të Ramës. Duan një kandidat fitues, mënyrat janë pafund, mënyrat mund të gjenden me dashamirësi dhe vullnet. Kësaj i shërbejmë ne”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP