Kryetari Alaudin Malaj: Gjin Gjoni të largohet nga gjykata e apelit

Alaudin Malaj, kreu aktual i Gjykates së Apelit të Tiranës i ka derguar një letër ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani ku kërkon përjashtimin e anëtarit të KLD-së, Gjin Gjoni nga votimi për kryetarin e Gjykatës së Apelit së Tiranës, proces i cili do të zhvillohet ditën e hënë, kur do të mblidhet edhe KLD. Sipas Malajt , Gjin Gjoni ka konflikt interesi në procesin e votimit të kandidaturave, pasi e ka kallëzuar Maljan më parë, çështje që  është pezulluar nga Prokuroria në vitin 2014.

Ne letrën drejtuar Manjanit,kryetari Malaj, të cilit i mbaron mandati dhe është një prej kandidaturave shkruan se: “Qënia e z. Gjoni në këtë pozicion do të paragjykojë transparencën dhe objektivitetin e proçesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, detyrë për të cilën kam paraqitur kandidaturën time për konkurim. Prandaj, përsa më lart legjitimohem si palë e interesuar në këtë proçes dhe kërkoj që ky anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të mos marrë pjesë në asnjë fazë të proçesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për postin drejtues të kësaj gjykate, pasi gjendet në kushtet e pengesës ligjore dhe konfliktit të hapur të interesit”.

Letra_2016_03_06_2020_1457293453 Letra 2_2016_03_06_2020_1457293453

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo letër vjen vetëm pak ditë pasi ambasadori amerikan Donald Lu zbuloi se ambasada amerikanë në Tiranë u ka refuzuar vizën disa gjyqtarëve të korruptuar sipas saj, njëri prej të cilëve përflitet se është Gjin Gjoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?