Kryetari Alibeaj drekë me gratë dhe deputetet për 8 Marsin, pranë tij Jorida Tabaku

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj shtroi sot një drekë me gratë dhe deputetet demokrate me rastin e 8 Marsit. Në këtë takim të zhvilluar në një prej lokaleve të Tiranës, në krah të Alibeajt u shfaq dhe deputetja Jorida Tabaku.

“Dita nuk mund të kalonte pa u takuar me zonjat demokrate të Tiranës. Së bashku me deputete të PD kaluam çaste të gëzuara dhe folëm për rolin dhe forcën e grave shqiptare. Për mençurinë dhe guximin që kanë treguar në këtë periudhë të vështirë për Shqipërinë. Ku vështirësitë kanë qenë më të mëdha për gratë dhe vajzat që kjo qeveri i ka nëpërkëmbur me politikat që ka ndjekur.

Sikunder nuk mund të linim jashtë vëmendjes dhe vështirësitë që po kalon shtëpia jonë politike. Zonjat demokrate, gra të forta dhe profesioniste të nderuara janë të vendosura për të vazhduar rrugëtimin drejt një shoqërie të vlerave demokratike dhe një partie që do të sjellë ndryshimin.

Të gjithë së bashku, me vlerat tona më të mira do ta kapërcejmë këtë vështirësi për të përfaqësuar më të mirën e shoqërisë tonë”, shkruan Alibeaj.

SHKARKO APP