Kryetari Beci falënderon grupin alpin të FNSH Shkodër për shpëtimin e turistëve në Malin e Taraboshit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Benet Beci, ka shprehur mirënjohjen e tij për grupin alpin të Forcave të Ndihmës së Shpejtë (FNSH) të Shkodrës, i cili tregoi gatishmëri dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm në ndihmën e dy turistëve që kishin humbur kontaktet në Malin e Taraboshit.
Pas disa orësh kërkimesh intensive, grupi alpin i FNSH-së, në bashkëpunim me forcat e policisë, arriti të lokalizojë turistët në Zogaj, të cilët ishin një turist nga Gjermania dhe një shtetas nga Kosova. Kryetari Beci falënderoi efektivët e Shkodrës për përkushtimin e tyre dhe për profesionalizmin në përballimin e kësaj situate, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe gatishmërisë së shërbimeve të emergjencave për sigurimin e jetës dhe sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve.
Postimi i plotë:
Dua të falënderoj sonte grupin alpin të FNSH-së Shkodër për gatishmërinë e treguar ndaj dy turistëve që kishin humbur kontaktet në Malin e Taraboshit.
Forcat tona të policisë, së bashku me grupin alpin të FNSH-së, pas disa orësh kërkimesh arritën të gjejnë turistët në Zogaj, në Malin e Taraboshit, duke u ofruar ndihmë një turisteje nga Gjermania dhe një shtetasi nga Kosova, me banim në Prishtinë.
Mirënjohje efektivëve të Shkodrës për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar!👏👏