Kryetari Benet Beci: Rruga Shirokë – Zogaj, një projekt strategjik për zhvillimin e Shkodrës

Në këto ditë të para të janarit, punimet për rrugën Shirokë – Zogaj po vijojnë me intensitet të lartë, duke u shndërruar në një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin rajonal të Shkodrës. Firma kontraktuese ka arritur të hapë 3 km e para të kësaj rruge, ndërsa bypass-i në qendër të fshatit Zogaj tashmë është përfunduar.

Ky projekt, i cili po realizohet me financim nga Qeveria Shqiptare, synon të përmirësojë infrastrukturën dhe të nxisë zhvillimin e turizmit në këtë zonë me potencial të madh natyror dhe kulturor. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka theksuar rëndësinë strategjike të këtij investimi, që do të krijojë një lidhje të re dhe të rëndësishme për qytetin, duke e pozicionuar atë edhe më fort si një qendër rajonale e zhvillimit ekonomik dhe turistik.

Ky hap i rëndësishëm premton përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës për banorët e zonës dhe një shtysë të re për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Postimi i plotë;

Mirëmëngjes!
Rruga Shirokë – Zogaj është një nga projektet më të rëndësishme që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër. Në këto ditë të para janari firma kontraktuese po vijon punimet me intensitet të lartë për ta çuar përpara këtë investim strategjik me rëndësi të madhe për zhvillimin rajonal të Shkodrës.
Deri tani janë hapur 3 km e para të rrugës, ndërsa është përfunduar edhe ndërtimi i bypass-it në qendër të fshatit Zogaj.
Ky projekt i financuar nga Qeveria Shqiptare ka për qëllim zhvillimin e turizmit në zonë dhe krijimin e një lidhjeje të re strategjike për Shkodrën si kryeqendër e rajonit.

SHKARKO APP