Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, betohet para këshillit bashkiak

 

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka bërë sot betimin në këshillin bashkiak të qytetit për mandatin e tij të tretë në krye të Bashkisë së Durrësit.

Në ceremoninë e betimit të kryebashkiakut Dako ka qenë i pranishëm ministri i Shtetit per Ceshtjet Vendore, Bledi Çuçi dhe ministri i Mirëqënies Sociale e Rinise e njëkohësisht deputet i Durrësit, Blendi Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Betimi i kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako, është përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes së parë të këshillit bashkiak për mandatin e ri. Në këtë mbledhje u krye kostituimi i këshillit të ri bashkiak si dhe u procedua me zgjedhjen e kryetarit të këshillit bashkiak. Në votim morën pjesë 51 anëtarë të këshillit bashkiak, ku me shumicë votash u zgjodh kryetar i këshillit bashkiak Alban Ramohitaj dhe nënkryetar i këtij këshilli Artur Bujari, që të dy përfaqësues të Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Po ashtu, këshilli bashkiak ka zgjedhur edhe anëtarët për këshillin e Qarkut.

Swiss Digital Mobile Reklama

DSC_0146Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Dako, pas betimit theksoi se “Bashkia e Durrësit ka prioritet përmirësimin e jetesës së qytetarëve durrsakë nëpërmjet investimeve të mëdha që po transformojnë përditë e më shumë imazhin e një qyteti turistik si Durrësi dhe se interesat e qytetit dhe qytetarëve durrsakë”.

Kryebashkiaku Dako deklaroi gjithashtu se të gjitha ato zotime që ai ka marrë do t’i bëjë realitet dhe do të punojë për të gjithë qytetarët e Durrësit pa asnjë dallim, sepse “për ne dhe qytetarët janë të gjithë njësoj dhe ne do t’u shërbejmë të gjithëve me përkushtimin maksimal. Ky mandat është mjaft i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Tashmë me ndarjen e re territoriale kemi mundësi t’i shërbejmë një komuniteti më të madh qytetarësh. Garantoj se do të jem gjithnjë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, pasi të gjithë qytetarët meritojnë njëlloj shërbime dhe për në të gjithë qytetarët janë njësoj”, theksoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?