Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, vijon fushatën e mbjelljes së pemëve

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, vijon fushatën e tij të mbjelljes së pemëve me qëllim rritjen e cilësisë së ajrit, jo vetëm në qytet, por sidomos në zonën industriale ku synohet ngritja e “murit të gjelbër”, një hapësirë e gjëlbëruar, për të ulur nivelin e ndotjes në këtë zonë.

Në këtë mision të tijin, Llatja ka pasur mbështetjen e vazhdueshme edhe të bizneseve të cilët me përgjegjësinë ndaj mjedisit e kanë përqafuar nismën.

Llatja së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Albchrome Cemil Acar, vijuan pyllëzimin e zonës s ëish kombinatit Metalurgjik ndërsa theksuan rëndësinë e këtij projekti.

“Jemi në zonën fundore të Metalurgjisë, ku po vazhdojmë projektin tonë për Murin e Gjelbër. Kemi pasur një mbështetje të vazhdueshme të bizneseve, sidomos atyre industriale në zonën e Ish Metalurgjikut, për të shtuar sipërfaqet e gjelbërta kryesisht buzë Lumit Shmumbin, por edhe në zonën industriale. Muri i Gjelbërt është një projektet tona të përbashkëta, të pushtetit vendor dhe bizneset sidomos në zonën industriale të Elbasanit. Qëllimi ynë është për të pasur një ambient dhe një ajër sa më të pastër në Elbasan.

Nuk ka më mirë të mbjellësh sot një pemë, dhe ne këtë po bëjmë. Deri tani kemi mbjellë në Elbasan mbi 100 mijë fidanë këtë katër vjeçar dhe parashikojmë një katërfishim të numrit katër vjeçarin e ardhshëm në të gjithë bashkinë e Elbasanit, jo vetëm për zonën industriale, jo vetëm në ato territore ku janë të pashfrytëzueshme, por edhe në zonat me potencial të madh turistik dhe ekonomik” tha Llatja.

Drejtori ekzekutiv i Albchrome u angazhua të mbështesë Bashkinë e Elbasanit në këtë projekt edhe në të ardhmen.
“Fillimisht dua t’ju falenderoj që na bëtë pjesë të këtij organizimi kaq të rëndësishëm në Elbasan.

SHKARKO APP