Kryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra”, Elmi Berisha pritet nga Meta
Aktualitet Politikë E Shtunë, 28 Maj 2022 07:53
Kryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra”, Elmi Berisha dhe Christopher Hyland, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Clinton u takuan dje me Presidentin Meta.
Pas takimit Presidenti shkruan: “Mirënjohjen më të thellë vatranëve, diasporës dhe miqve të sinqertë të shqiptarëve në SHBA për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, për kontributin shumë të vyer të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”.

KOHA JONË SONDAZH