Kryetari i FRPD të rinjve: Mbani shënim premtimet tona

Lulzim Basha vijon në Krujë ditën e sotme takimet me të rinjtë, ndërsa kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte i ftuar në ”A2Cnn”, nga ku dha më shumë detaje në lidhje me këtë tur PD-së. Këlliçi iu bëri thirrje të rinjve që t’u bashkohen takimeve të PD e të ushtrojnë presion pozitiv edhe ndaj Bashës. ”Ky tur është 100% realist, pasi zoti Basha më shumë ka mbajtur shënim dhe në turin e dytë do të shkojë me propozime konkrete me problematikat që ka dëgjuar dhe për shqetësimet e të rinjve në çdo qytet. Shqetësimit janë kryesisht për eksodin. Papunësia është pengesë kryesore për të rinjtë, ndërsa problemi më i madh është mungesa e shpresës për ta. Të gjitha këto shqetësime mbahen shënim dhe më pas do të vijmë me një platformë konkrete. Është hera e parë që kjo dëgjesë që bëhet në të gjithë Shqipërinë. Janë të ftuara të gjitha mediat dhe nuk prodhohen kaseta”.

Programi ekonomin i punuar nga ekspertët e CDU-së

“Interesi konkret është se çfarë ne do të bëjmë ndryshe. Për këtë ka pasur premtime konkrete, brenda vitet të parë të qeverisjes së PD, rrogat minimale do të jenë 300 euro. Këto janë premtime konkrete për të stimuluar të rinjtë. Jemi e vetmja forcë politike që kemi program ekonomik, e cila është punuar e diskutuar me ekspertët më të mirë të CDU-së”.

Oferta e PD

“Oferta e jonë nuk ka asnjë lidhje me krimin. Ne nuk jemi peng i krimit dhe do ta luftojmë atë që nga disa e parë që do të jemi në krye të qeverisë. Do t’i japim mundësi njerëzve që kanë kapacitetin e duhur. Ne nuk kemi asnjë akuzë në lidhje me krimin. Dështimi më i madh i kësaj qeveria është rinia”.

Thirrje për të rinjtë

“Zgjidhja nuk vjen nga qielli. Zgjidhjen duhet ta japim ne. Nuk mund të kemi një ndryshim të situatës nëse ne nuk marrim në dorë fatet tona. Ejani, bëhuni pjesë, zhvilloni presion pozitiv edhe ndaj Bashës për të ndryshuar këtë realitet ku bëjmë pjesë të gjithë. Nëse ne nuk e bëjmë këtë, asnjë zgjidhje nuk do të vijë”.

SHKARKO APP