Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj: Me rëndësi është buonsensi mes palëve
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj në daljen e parë pas marrjes së detyrës, tha shkurt nga selia blu se do të ketë kohë për të diskutuar mbi bashkimin e partisë. Për të me rendësi është buonsensi mes palëve.
“Dita e sotme besoj kujton për këdo, të gjithë ata të cilët 30 vite më parë votuan të bashkuar, duke zgjedhur lirinë, duke zgjedhur demokracinë dhe unë besoj që bashkimi tek vlerat është çelësi i të gjithë atyre të cilëve vuajnë sot si dikur në fakt, si para 30 viteve, pikërisht peshën e madhe të diktaturës, s’ka zgjidhje tjetër.
Bashkimi tek këto vlera, respekti ndaj njëri-tjetrit, bashkimi dhe ndaj asaj që është dhe e keqja më e madhe, regjimi që është instaluar tashmë në Shqipëri dhe që ndihet çdo ditë, nga mëngjesi në dark në jetën e çdo familjeje shqiptare.
Bashkimi është ndër demokratë. Bashkimi bëhet fjalë për të gjithë ata demokratë të sakrificës, të vuajtjes, të sakrificës që kanë bërë për 30 vite, që nuk kanë përfituar, që ndjejnë sot më shumë sesa kushdo peshën e madhe, pse jo të themi edhe të këtyre përplasjeve tona.
Siç e thash, sot është një ditë feste edhe për një arsye tjetër, së bashku me koleget e mia po shkoj të bëj ritin e duhur. Do të kemi kohë për të biseduar për të gjitha procedurat. E rëndësishme është buonsensi”.