Kryetari i Komunës thotë se në Lagjen e Trimave të Kumanovës po bëhen luftime

 

Kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski tha se situata është dramatike në qytet, por apelon që qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien prej e provokimeve.

Qysh prej orëve të hershme të mëngjesit Kumanova gjendet në një gjendje të jashtëzakonshme. Mëngjesi na gjeti me të shtëna, me detonime, helikopterë dhe kjo gjë po zgjat. Ka aksion të MPB për likuidimin e një grupi të armatosur që po qëndron disa ditë në atë pjesë të qytetit.

Numri i këtij grupi jo zyrtarisht është 50-70 njerëz, dhe flitet se janë vendosur në një shtëpi private, por nga ana e MPB janë të rrethuar, sulmuar, dhe për momentin po udhëhiqen luftime në pjesë të ndryshme të Lagjes së Trimave.

Është e bllokuar komplet lagja, ndërsa jo zyrtarisht ka edhe të vrarë e të lënduar midis civilëve dhe policëve.

Situata është mjaft dramatike dhe ka shqetësim të madh te njerëzit, disa po i lëshojnë shtëpitë.

Tentova që të shkoj në atë pjesë ku ka luftime, por policia nuk më lejoi për arsye të sigurisë.

Apeloj deri te qytetarët që të qëndrojnë qetë, të mos bien pre e provokimeve dhe të mos i bashkëngjiten asnjë grupi për shkak të përcaktimit etnik, pasi që të gjitha kontaktt e mia me partitë politike dhe organizatat qytetare, sidomos me shqiptarët, thuan se askush nuk i jep përkrahje dhe kriza duhet të përfundoj me eliminimin e këtij grupi dhe kthimin e qetësisë te qytetarët”, tha ndërmjet tjerash Damjanovski, transmeton zhurnal.mk

SHKARKO APP