Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, uron të gjithë shqiptarët, gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, uron të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë, gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu në përshëndetjen e tij, vuri theksin se Muaji i Ramazanit është një mundësi dhe një favor i jashtëzakonshëm, që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin. Ramazani nuk është muaj diete, por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrij kënaqësinë e Zotit, e përmes kësaj arritje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejmen, vijoi ai.

Duke e përmbyllur këtë urim me” E lusim Zotin të na e bëjë këtë muaj paqe e begati!

SHKARKO APP