Kryetari i Kuvendit, pret ambasadorin e ri të Polonisë, Karol Bachura

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Polonisë, z. Karol Bachura të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re. Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë në procesin e integrimit evropian.

Në këtë drejtim, theksoi se marrëdhëniet ndërparlamentare mes dy vendeve janë shumë të rëndësishme, veçanërisht në kuadër të përgatitjes për fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE dhe se se Polonia është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë në BE.

Ambasadori i Polonisë në Tiranë, z. Karol Bachura shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Polonisë në avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Ambasadori Bachura vuri në dukje se Shqipëria po behët gjithnjë e më shumë një destinacion popullor turistik në Poloni, dhe në këtë kuadër do të punohet për rritjen e fluksit të linjave të transportit mes dy vendeve tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?