“Kryetari i partisë kandidon në 4 qarqe”, degradimi që PS po i bën reformës zgjedhore

Reforma zgjedhore që po miraton PS me deputetët satelitë të saj që e quajnë veten opozitë në Kuvend është dokumenti më problematik për zgjedhjet. Kjo reformë, që në momenitn që shkeli paktin e 5 qershorit, është jo vetëm anti kushtetuese, jo e moralshme politikisht, por së fundi edhe qesharake.

PS ka propozuar sot një variant të ri të reformës duke dashur t’u bëjë qokë deputetëve që nuk dogjën mandatet dhe e mbajtën atë në pushtet. Pika më e pakuptimtë variantit të ri të PS-së, të propozuar nga Myslim Murrizi, është ajo që kryetari një partie të kandidojë në 4 qarqe. Ideja është një marrëzi politike dhe tallje me qytetarët. Me këtë ligj, një kryetar partie anonime vendos emrin në 4 qarqe, pra në rreth 20 bashki të vendit, dhe me votat që merr në këto zona fiton mandatin. Në fund, edhe pasi merr mandatin ai cakton në Kuvend se cilën zonë do të përfaqësojnë. Nëse është votuar në Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Korçë, deputeti i ri me këtë model zgjedhje, në fund vendos të përfaqësojë një nga 4 qarqet edhe pse votat i ka marrë të gjitha aty.

Kuptohet që një propozim i tillë nuk lidhet me standardet zgjedhore, por vetëm me hallin e PS për të mbajtur në lojë një pjesë të partive i shërbejnë si kondrapedal kundër opozitës reale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?