Kryetari i PD, Sali Berisha, sot gjatë takimit me Diasporën shqiptare në Selanik, Greqi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Selanik (Greqi).
Në fjalën e tij Berisha u shpreh se, shqiptarët e diasporës, me energjinë, me optimizmin, dhe entuziazmin e tyre u shndërruan, de facto, në udhëheqësit e fushatës së fitores.
“Ju, u shndërruat në himnin e kësaj fushate. Energjia, entuziazmi, dashuria juaj për Shqipërinë, ngrohu mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve dhe sot, kudo në Shqipëri zhvillohet një nga fushatat më të bukura të 32 viteve”, tha Berisha.
Prandaj shtoi ai “dhe viti 2025, do të gdhendet në muret e kohërave të kombit si viti i diasporës shqiptare. Do të gdhendet me gërma të arta”.

Berisha shprehu mirënjohje për Greqinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në një vend që jetojnë gjysmë milioni shqiptarë, për një vend të tillë, mirënjohja është e pakufishme. Një vend mik, një vend të cilit ne i detyrohemi shumë për qendrimin që ka mbajtur ndaj jush. Ndaj dhe, Zoti e bekoftë Greqinë dhe kombin mik grek!”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Por dhe ju, keni ardhur në këtë vend drejt të panjohurës. Keni ardhur si njerëz të guximit, keni ardhur si, burra dhe gra që i besonit ëndrrës tuaj. Erdhët ta ndërtonit në këtë vend ëndrrën, dhe jeni bërë sot një faktor i fuqishëm i jetës ekonomike, shoqërore, artistike, kulturore të këtij vendi. Keni emër të mirë anë e kënd Greqisë. Shkëlqeni në çdo fushë, dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë, njëlloj si, arvanitasit sot janë në të gjitha nivelet e këtij vendit, janë krenari për Greqinë, po janë krenari dhe për Shqipërinë”, iu drejtua Berisha pjesëmarrësve në takim.

Ai theksoi se, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe kombeve tona janë marrëdhënie miqësore.

“Jemi të vetëdijshëm, marrëdhëniet midis fqinjëve njohin gjithnjë ulje dhe zbritje. Por duhet të pranojmë miq se, akti i dy viteve më parë i narkodiktatorit të Tiranës Edi Rama, ndaj eurodeputetit, Fredi Beleri, është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive europiane. Edi Rama përdori truket e vjetra të Sigurmit të Shtetit, përdori të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer Fredi Belerit mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës. Dhe kjo, vetëm e vetëm se, Fredi Beleri, nuk pranoi të shitej, nuk pranoi të kandidonte për Edi Ramën. Jo, i tha, unë jam i djathtë. Unë nuk tradhëtoj ato parime të miat”, tha Berisha.

“E vërteta është se, prapa qëndrimit antikushtetues, qëndrimit të shkelmimit të Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut që u mbajt ndaj Fredi Belerit, diskriminues. Pse diskriminues? Çdo njeri tjetër para Fredi Belerit që ndodhej i burgosur është lejuar të bëjë betimin, sepse Kushtetuta e lejon të bëjë betimin, kurse Edi Rama mori çdo masë kundër tij në kundërshti me Kushtëtutën, sepse e dinte nga 220 mijë katrorë tokë që po grabit të Manastirit të Skutarasë dhe të kanionit të Gjipesë, Fredi Beleri nuk do t’i jepte asnjë metër katror. Fredi Beleri do të mbronte pronat e bashkëfshatarëve, e bashkëqytetarëve të tij. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

“Po pse u ndala këtu? U ndala miq, për të treguar se për çfarë është e aftë mafia për interesa të vetat të bëjë, të sakrifikojë, të dëmtojë, pavarësisht statusit të gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjtë të cilat janë gjithnjë shumë të rëndësishme për interesa mafioze personale. Ky është Edi Rama, miqtë e mi”, theksoi më tej Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?