Kryetarja e Durrësit, Sako pas daljes nga SPAK: Më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako është zyrtarja e rradhës që u pa sot në SPAK. Pas më shumë se dy orësh qëndrimi, pas daljes Sako nuk ka pranuar që të bëjë publike arsyen sepse u thirr në SPAK, ndërsa u shpreh se do të ruajë sekretin hetimor.

“Paraqitja ime në SPAK nuk ka lidhje me detyrën si kryetare bashkie, do të ruaj sekretin hetimor”, u shpreh Sako. Kryetarja ka dhënë përgjigje mohuese e pyetur nëse është thirrur për inceneraratorin e Tiranës.

Po sot në SPAK u paraqit Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ai ka dhënë sqarime si person që ka dijeni lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë javë në SPAK u pa edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila u mor në pyetje nga prokurori Dritan Prençi për më shumë se tre orë me radhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?