Kryetarja e Durrësit, Sako takon gratë dhe vajzat në Katund i Ri: I njoha me punën që po bëhet për projektet e mëdha
Kryetarja socialiste e Bashkisë së Durrësit, dhe kandidate e PS-së për një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 Majit, Emiriana Sako në një takim me gra dhe vajza të Katundit të Ri ka treguar për projektet e mëdha që do të bëhen nga bashkia në këtë zonë.
”Në një takim me gra dhe vajza të njësisë administrative të Katundit të Ri.
Bashkëbiseduam për problematikat e tyre të përditshme si dhe i njoha me punën që po bëhet për projektet e mëdha në Durrës të cilët do ta transformojnë plotësisht qytetin.
I njoha edhe me investimet që do të bëjmë në zonën e tyre. Shume punë janë bërë dhe shumë të tjera do të bëjmë në vazhdim”,-shkruan Sako.