Kryetarja e KQZ: Me rikthimin e Denarit puna më e lehtë, s’marr telefonata nga politikanët

Pas votimit dhe betimit në Kuvend të tre anëtarëve të rinj të KQZ, Komisioni zgjedh sot nënkryetarin dhe duke filluar nga e hëna trupa e plotë e komisionerëve do ti përveshet punës për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore për 21 qershorin .

Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, në një intervistë për emisionin “ Ditë e Re” në Ora News, vlerësoi plotësimin e trupës së KQZ dhe rikthimin e Denar Bibës, duke shprehur dhe konsiderata për të.

“Unë jam shumë e kënaqur që KQZ u plotësua. Do fillojmë  menjëherë punën. Kemi përgatitur aktet. Sot ne do të zgjedhim nën.kryetarin dhe pastaj të hënën KQZ me të gjithë trupën është në punë me kohë të plotë 24 në 24.Puna ka debate dhe unë debatin në punë e kosideroj si zhvillim dhe jo në plan personal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati është konstruktiv. Mua më vjen shumë mirë që kam përsëri Denarin në krah në KQZ sepse sigurisht ai është një djalë i formuar, është profesionist dhe në këtë mënyrë unë do ta kem punën time edhe më të lehtë. Pa përjashtuar edhe kolegët e tjerë, sepse edhe ata i njoh sepse i përkasin fushës se drejtësisë dhe ata janë dy kolegë shumë të nderuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhjet vendore me 61 Bashki, masat e KQZ

Zgjedhjet vendore të këtij viti do të zhvillohen mbi bazën e ndarjes së re administrative. Lleshi tha se Komisioni është në pritje të miratimit të ndryshimeve të kodit zgjedhor nga Kuvendi, për të vijuar më pas me aktet përkatëse.

“Ndërkohë që jemi në pritje të ndryshimeve të kodit zgjedhor që kanë të bëjnë vetëm me këtë reformë. Ne kemi mbaruar me aktet tona dhe me të mbaruar punë parlamenti ne vazhdojmë dhe i reflektojmë në aktet që janë në zbatim të kodit.

Në zgjedhjet e kaluara u detyruam të marrim dhe masa adminsitrative me gjobë për njësitë vendore që nuk na sillnin informacion, këtë radhë kanë gjetur një zgjidhje të lezetshme për t’iu shmangur gjobës, e kanë sjellë informacionin por jo të plotë. Gjithsesi ne jemi në pritje dhe do marrim masa pastaj nëse nuk arrijnë ti sjellin”.

Në “ Ditë e Re”, Kryetarja e KQZ rrëfeu dhe vështirësitë në zgjedhjet e shkuara parlamentare, pas përgjysmimit të anëtarëve.

23 qershori, vështirësitë pas përgjysmimit të anëtarëve të KQZ

“Polarizimi politik ishte i paparishikueshëm. Kjo është ajo çfarë involvon KQZ dhe gjithë shqiptarët dhe politikën shqiptare që të përqëndrohet vetëm tek ajo tavolinë që për mua nuk është kaq e rëndësishme. Në fund të fundit çfarë bëjmëne? Ne bëjmë vetëm menaxhimin e zgjedhjeve. KQZ ka për detyrë që ditën e votimit të sigurojë të gjithë qytetarët shqiptarë që të jenë të qetë në kutinë e votimit, që në atë qëndër votimi të mos mungojë asgjë, të hapet dhe të mbyllet votimi në orarin e caktuar. Ne menaxhojmë zgjedhje, aq bëjmë ne.

Është populli ai që vendos. Ama mosmenaxhimi i mirë i yni do të çonte pastaj që as rezultatet të kishim apo të mos kishim. Sfida jonë ka qenë më e madhe në momentin që ne mbetëm përgjysëm. Që të ishim të besueshëm edhe përballë ndërkombëtarëve të gjithë punën e vumë në transparencë të plotë. Nuk fshehëm asgjë”.

Kryetarja: Nuk marr telefonata nga politikanët

Dhe pse flet për polarizim politik, kryetarja e KQZ thotë se nuk merr telefonata nga politikanët.

“Nuk marr unë telefonata nga politikanët, fare. Nuk marr. Politikanët kanë përfaqësuesit e tyre politikë në tavolinën e KQZ dhe kjo është arsyeja që ata nuk kanë nevojë ti bien telefonave. Sepse përfqësuesit e partive politike të cilët marrin pjesë në mbledhje janë pothuajse si anëtarët e KQZ , kanë të të drejtë të flasin, propozojnë, të ndërhyjnë në të gjithë aktivitetin e KQZ”.

Akuzat nga mazhoranca e sotme dhe opozita e djeshme

E pyetur se çfarë ka ndodhur me mazhorancën e sotme, që si opozitë e ka “sulmuar” jo pak, ajo përgjigjet:

“Ajo është një pyetje që duhet t’ia bëni opozitës së djeshme dhe mazhorancës së sotme. Por mendoj se puna dhe ajo çfarë ka bërë KQZ ka bërë të tillë që .. Gjithsesi politikanët janë të qetë dhe mund të vazhdojnë, unë se kam problem këtë pjesën e goditjeve që herë pas herë marr, është pjesë e punës nuk më shqetësojnë fare”.

KQZ do transferohet në godinë të re

Risia e këtyre zgjedhjeve duket se nuk do të jenë vetëm ndarja e re administrative dhe plotësimi i vakancës në KQZ, por dhe një godinë e re për këtë të fundit. Nëse gjithçka përmbyllet në kohë, Lleshi thotë se rezultati i zgjedhjeve të 21 qershorit do të shpallet në godinën e re.

“Pamja e jashtme është shqetësuese, llogarite të hysh më tej. Njerëzit mi punojnë në kushte shumë të vështira. Qeveria i ka dhënë KQZ një godinë të re që është në ish-ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes në qëndër të Tiranës.

Por ne jemi në proçedurë prokurimi për ti bërë një rikonstruksion kësaj godinë për ta sjellë atë në nivelin e punës dhe strukturës që i duhet KQZ. Kemi plan që nëse gjërat do të shkojnë sipas proçedurave ligjore në kohën e duhur, rezultatin zgjedhor ta shpallim në godinë e re”.

Në përfundim të intervistës, Kryetarja apeloi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime. Duke premtuar se ajo do të marrë dhe të birin për të votuar, të njëjtin shembull sugjeroi për të gjithë prindërit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?