Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, reagon për tensionet në Veri të Kosovës
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar për tensionet në Veri të Kosovës dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes së reciprocitetit deri në 1 shtator.
“Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Kosovës për të ushtruar sovranitetin e vet si çdo vend tjetër i pavarur. Mirëpresim po ashtu vendimin e marrë në koordinim me partnerët strategjikë, SHBA e BE, për të shtyrë zbatimin e reciprocitetit me 30 ditë. Në të njëjtën kohë, bëjmë thirrje që autorët e veprimeve destabilizuese të përgjigjen para ligjit dhe që t’i jepet fund retorikës kërcënuese kundër Kosovës që vetëm sa përshkallëzon situatën. Dialogu është rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.