Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uron shqiptarët për Krishtlindje: Të inspirohemi nga fryma e solidaritetit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes. ”Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për besimtarët e krishterë si edhe besimtarët, komunitetet e institucionet e tjera fetare, për mbështetjen dhe solidaritetin ndaj qytetarëve gjatë kohëve të vështira të pandemisë. Le të mësojmë, të inspirohemi e udhëhiqemi të gjithë nga shpirti i sakrificës, tolerancës, humanizmit dhe solidaritetit”,-thuhet në urimin e Nikollës.

Urimi i plotë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla

Krishtlindja është një ndër festat më të bukura të njerëzimit. Besimtarët e krishterë ndajnë gëzimin, dashurinë, mirësinë, shpresën dhe besimin me njeri-tjetrin, por edhe me besimtarët e tjerë, me të gjithë qytetarët.

Është një ditë kur gëzimi mund hidhërimin, drita tret errësirën, e mira largon të keqen, shpresa fiton mbi vështirësitë. Edhe këtë vit, kjo festë e bukur kremtohet nën kufizimet e pandemisë.

Bashkë me urimin, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për besimtarët e krishterë si edhe besimtarët, komunitetet e institucionet e tjera fetare, për mbështetjen dhe solidaritetin ndaj qytetarëve gjatë kohëve të vështira të pandemisë. Le të mësojmë, të inspirohemi e udhëhiqemi të gjithë nga shpirti i sakrificës, tolerancës, humanizmit dhe solidaritetit.

Krishtilindje të gëzuar!

SHKARKO APP