Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi: “Akuza ime e parë është vrasje me dashje e 51 personave”

E ftuar në “Open”, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi  hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Sipas saj, shefi i mazhorancës akuzohet për vrase me dashje të 51 personave, ndërsa shtoi se nuk ndjen aspak mëshirë për kryeministrin.

“Akuza ime e parë është vrasje me dashje e 51 personave”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

A është e vërtetë që ju keni qenë të distancuar nga kjo situatë?- e pyeti moderatorja e emisionit, Eni Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë nuk kam fare mëshirë për Edi Ramën. Ai bën propagandë në çdo televizon. Nuk do të shkoj si Edi Rama në varrimin e viktimave apo me ato fëmijët që bënë foto me Ronaldon vetëm për të bërë propagandë. Vetëm Edi Rama kërkon të përfitojë nga viktmat”, shtoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?