Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi: Rama nuk e përçan dot opozitën. T’i harrojë 74 mandate
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në emisionin “Kjo Javë” në News 24, komentoi edhe deklaratën e kryeministrit për kryedemokratin Basha, se ai donte ta shpëtonte.
Për Kryemadhin kjo deklaratë bëhet për të përçarë opozitën e Bashkuar, ndërsa u shpreh se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk e dëmtonin partinë e saj.
Pse po merret kaq shumë me ju?
Kryemadhi: E para njëherë e dimë ne si e shpëton Lulin ai. Janë bashkë thotë, kjo fjala bashkë e mbyt, se ai është vetëm. Ky është 2 minuta nga fjalimi i tij marramendës, për njerëzit e tij në radhë të parë por edhe për njerëzit që i rrinë afër mjafton të shikoje sytë e Mjakos por edhe Gjiknurit për të kuptuar se fjalimi i tij nuk ngjall interes, se rruga e tatëpjetës që ka marrë Rilindja po merr me vete edhe pjesën më të mirë që ka PS. Ai me grupin e tij ka një aftësi të jashtëzakonshme të bllokojë LSI në media. Ai ka qëllim për t’ju marrë frymën medias, nisur edhe nga ligji i medias që do të miratojë. Ai e ka kuptuar se nuk na ndalon dot ne si LSI për tu shfaqur. Çfarë i ka ndodhur me LSI? LSI është e shtrirë në cdo qelizë, në cdo strukturë. E shqetëson rina atë që është 70% me LSI.
Po, por duket se ai po i merr të gjitha…nisur edhe nga ndryshimet kushtetuese
Kryemadhi: Ndryshimet kushtetuese nuk janë problematike për opozitën. Fare nuk na pengojnë, le të shkojë dhe të zhgënjejë dashuritë e jetës së tij, amabasdorët se me atë ka pasur frymëmarrje ai. Edhe ata janë bërë pishman sot se një njeri që tallet me Pompeon dhe BE, nuk është se mund të pranohet nga ambasadat. S’kam pasur dilema te Rama, ai gjithmonë ka provokuar. Edhe me teatrin këtë bëri, e prishi që të ikte opozita nga Këshilli Politik, ne nuk ikëm arritëm te marrëveshja e 5 qershorit, tani tha do ju bëj ndryshimet kushtetuese, po s’ka shans të marrë 74 mandate ai, ta lëmë të shkojë deri në fund me marrëzinë e tij…
Ai i bëri ndryshimet kushteutese për të krijuar një mungesë besimi, ka një problem që zoti Rama sot nuk ka më një opozitë të përçare që vret njërja-tjetrën por një opozitë të përbashëkt që na bashkon, beteja kundër Ramës dhe sektit të tij.