Kryetarja e OSBE-së: Nesër në 15:00, japim verdiktin për zgjedhjet
Urszula Gacek, kryetare e OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, në një komunikim për mediat, tha se ditën e hënë, ora 15:00, do të jepet verdikti për zgjedhjet.
”S’jam këtu për të dhënë mesazhe. Jam “koka” e misionit të ODHIR. Kam ardhur në Shqipëri që më 17 mars. Sigurisht që vëmendja i dedikohet zgjedhjeve, por për ne ka qenë e rëndësishme që të shohim edhe fushatën. Sot do të vizitoj një numër të vogël QV, por kolegët e mi janë të shpërndarë në 12 qarqet e Shqipërisë. Të gjithë më pyesin si po shkon, por po ende po mbledhim informacione që të dalim në një përfundim. Përgjigjia e pyetjeve tuaja do të dalë nesër. I’u ftoj në konferencë për shtyp në orën 15:00”,-tha ajo.