Kthehen në atdhe grupi i ushtarëve shqiptarë me mision në Kabul

Është kthyer në Atdhe, Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale si dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë që morën pjesë në misionin “Resolute Support Mission” në Kabul, Afganistan.

Lajmi është bërë i ditur, nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili u ka uruar mirëseardhjen ushtarëve, ndërsa ka shpërndarë edhe disa foto nga momentet e mbërritjes së tyre në Atdhe.

“Mirëseerdhët në atdhe! – Kthehet Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë që morën pjesë në misionin “Resolute Support Mission” në Kabul, Afganistan.” shkruan ministri Niko Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?