Kthehen nga Anglia për 25 prillin, Elona Guri: Votojnë LSI-në për t’u bërë pjesë e ndryshmit të madh
Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri këtë të martë është takuar me një familje shqiptare që jeton dhe punon në Angli, por që janë kthyer për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Gurit, e cila edhe ka ndarë një foto me ta në rrjetin social facebook, kanë ardhur për t’u bërë pjesë e ndryshimit të madh, duke votuar kështu LSI-në.
”Edhe nga Anglia kanë ardhur shqiponjat e këtij vendi për të votuar LSI e për t’u bërë pjesë e FITORES SË MADHE. Së bashku për Durrësin dhe Shqipërinë”,-shkruan Guri.