Kthehet dëborës në zonat malore të Shkodrës, sigurohet kalueshmëri në të gjitha akset rrugore

Rikthehet bardhësia në zonat malore. Bashkë me reshjet është rikthyer mobilizimi i mjeteve për të siguruar normalitet në qarkullimin rrugor, sidomos në segmentet ku dëbora ka krijuar vështirësi.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka uruar mirëmëngjes për ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një video ku borëpastruesit punojnë për të garantuar kalueshmërinë e mjeteve me zinxhirë në aksin rrugor Bogë-Theth.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zonat malore janë përfshirë nga reshjet e dëborës këtë të diel. Rruga Bogë-Theth po pastrohet, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore në këtë aks rrugor,” ka bërë të ditur kryebashkiaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas autoriteteve lokale, pavarësisht reshjeve të dendura, situata është nën kontroll dhe ekipet e emergjencës janë në terren për të siguruar që rrugët të mbeten të kalueshme. Shoferët këshillohen të udhëtojnë me kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve për të shmangur incidentet.

AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?