Kush është shqetësimi kryesor: Basha me një kasetë apo Covidi dhe varfëria?
Fushata elektorale ka filluar shumë herët, këtë herë. Shkaktare e kësaj loje politike dhe e spostimit të vëmëndjes nga hallet e shumta popullore është vetëm një njeri; ai është mjeshtri i propogandës dhe fasadës, Edi Rama.
Duke e ditur se nuk ka realizuar premtimet, ndonëse me “timon dhe tepsi” krejt vetëm, duke patur informacione nga njerëzit e tij të besuar te oligarkët se PS-ja humbet thellë, duke patur frikë se pas 25 prillit prokurorët dhe gjyqtarët shkojnë nga shkon pushteti, duke e vrarë mendjen se si për krijojë diversione me partiza të reja, duke ofruar pazare në këmbim të votave si dhe duke votuar çfarëdo ligji duan oligarkët; ai, sekti rilindas dirigjon pothuaj krejt mediat për temat e debatit, lajmin si duhet bërë, për investigime të kohëve të vjetra duke i veshur me pekt të ri; pra gjithçka e dirigjuar nga Surreli.
Shqiptarët kanë problem Covid, jetën e cila duhet shkëputur nga thonjë e virusit; ata duan vende pune dhe rritje të mirëqënies, pensionistët mezi marrin ushqimet dhe ilaçet, kurse rinia po rri me veshët ngrehur për të ikur në Atdheu.
Dhe përballë shqiptarëve të thjeshtë e në kushte mbijetese rrijnë oligarkët dhe kryeministri.
Ndërkohë mediat kryesore merren me një kasetë të Bashës!
Si rregull çdo media ka linjat e saj editorial, si kudo në botë. Dikush përkrah qeverinë, të tjerë opozitën, sikurse edhe të pavarur që bien të dy palëve. Porn ë asnjë rast nuk ka qëlluar që të gjitha mediat të kenë një temë, si mbrëmë, kur ishte Lulzim Basha dhe UÇK e një kasetë!
Ndërkohë që Shqipëria ka plot halle, po vuan dhe po shkon drejt zgjedhjeve politike, temat janë nëpër këmbë, kudo. Varfëria sa nuk bërtet, krimi ulërin, oligarkët darkojnë mes bollëkut, Qeveria mbush thasët e fundit drejt ikjes me 25 prill, por për dreq nuk janë tema debati.
Kudo ta kaloje pultin e TV mbrëmë vetëm një temë ishte: Lul Basha, kaseta dhe UÇK!