Kufizimi i përdorimit të TikTok, Rama: 394 takime! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2024/12/469595117_1133082174854109_4153032403701276409_n.jpg)
Shqetësimet për rrjetet sociale janë në fokus të qeverisë. Vijojnë diskutimet që po zhvillohen në shkolla të ndryshme të vendit mes stafeve mësimore dhe prindërve mbi idenë për kufizimin e rrjeteve sociale, si TikTok. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga diskutimet, ndërsa shkruan se janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve.
”Vijon diskutimi me prindërit në shkollat e Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Mamurrasit, Malësisë së Madhe, Hasit, Vaut të Dejës, Kurbinit, Beratit, Dimalit, Poliçanit, Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Peqinit, Prrenjasit, Gramshit, Tepelenës, Përmetit dhe Vlorës me fokus kufizimi i rrjeteve sociale si TikTok.
Deri tani, janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve, që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia”, shkruan Rama.