Kujt i takon vula e PD-së? Seanca në Gjykatën e Apelit do të mbahet më 11 Qershor

Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar 11 qershorin (ora 10:00) si datën kur do të rinisë sërish gjykimin e vulës dhe statutit të Partisë Demokratike. Relatore është gjyqtarja Alma Ahmeti me pjesëtarë të trupës gjykuese Iliba Bezati dhe Elona Toro që do të rishqyrtojnë në vijim, betejën e nisur në 2021-shin.

Prej dy vitesh e gjysëm fati i logos së partisë më të madhe të opozitës ka mbetur peng i gjykatave. Vendimi i 11 qershorit do të përcaktojë nëse Sali Berisha do të garojë në zgjedhjet e ardhshme si kryetar i PD apo vula do ti ngelë Lulzim Bashës.

 

SHKARKO APP