Kujtim Gjuzi fton Edi Ramën për birra: Eja të djegim koronën…
Deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi është rebeluar sërish ndaj masave të marra për koronavirusin nga kryeministri Edi Rama.
Për të treguar revoltën e tij, Gjuzi ka postuar një foto, i ulur në sofër me mikun e tij, me të cilin po konsumon, birra, Redbull dhe Jack Daniels. Në foton e postuar, Gjuzi është veshur më krahë të shkurta dhe nuk dihet se kur është shprehur poza, megjithatë ai nuk ka nguruar që të japë mesazhin e tij dhe të ftojë Edi Ramën në një mesazh në instagram.
“Meqë Edi Rama nuk do i hapi baret, ne si parti konservatore i hapim vetë dhe e djegim COVID-19 me birra,”-shkruan Gjuzi krah fotos.

KOHA JONË SONDAZH

