Kujtim Gjuzi qetëson shqiptarët: Nuk jam sëmurë. Do e djeg COVID-in bashkë me nipat nga Fushë-Kruja

Në një faqe Instagrami me emrin e deputetit Kujtim Gjuzi, u shpërnda lajmi se ai është infektuar me koronavirus, nga kolegu i tij, deputeti Adriatik Alimadhi. “Duke qene se kam miqesi pellazgjjke me Alimadhin, kisha filluar te kem shenja te ketij virusi famekeq. Sot pas marrjes te rezultati doli se jam positiv me covid-19”, thuhej në postim, i cili rezultoi të ishte i rremë.

Vet deputeti ka qetësuar shqiptarët në një postim në Facebook.  “Qytetarë shqiptarë deputeti Kujtim GJUZI ju informon se: Gezoj shëndet të plotë”, u shpreh deputeti.

Më pas ai ka shkruar sërish Facebook se po e djeg Covid-19 bashkë me nipat në Fushë Krujë duke shpërndarë edhe disa fotografi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesazhi i Kujtim Gjuzit në Facebook:

Qytetare shqiptar deputeti Kujtim GJUZI ju informon se: Gezoj shendet te plot.

Eshte lajmi i rreme se Kujtim GJUZI eshte me CONVID19 nga portale fallso. Nese dikush ben shaka te renda per shendetin tim ju bej me dije se: Mashtruesit dhe ata qe shperndajne lajme te pa verteta do te perballen me drejtsin.

Edhe nje her ju njoftoj se gezoj shendet te plote dhe jam ne dispozicion si edhe shikoni ne foto te familjeve ne nevoj sikurse sot ne mengjes 08 00 jam gjendur ne njesine administrative nr 4 TIRANË duke zgjidhur permes kryetares se kësaj njesie emergjencen ushqimore 50 familjeve te kumunitetit ROM dhe EGJIPTIAN e duke vijuar diten e punes ne vizit ne burgun e siguris se lart ne FUSHE – KRUJE e po ashtu derguam ne SHKODER nje femije qe e shihni ne foto. 

Miq gezoj shendet te plote dhe jam disponibël bashke me stafin tim.Lutem telefononi per cdo emergjenc tuajen ne telefon 003955 0682034007 Ec KUJTIM GJUZI

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?