Kukan dhe Fleckenstein dakordësi për marrëveshjen PS-PD, sot detajet
Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, të përzgjedhur në rolin e negociatorëve për arritjen e marrëveshjes politike mes PD-së dhe PS-së duket se ia kanë arritur qëllimit për të kthyer opozitën në Kuvend.
Mësohet se eurodeputetët kanë arritur dakordësinë për një marrëveshje 5-pikëshe, të cilën do ta shpjegojnë sot nëpërmjet një deklarate.
Burime bëjnë me dije se Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian negocioi me qeverinë, ndërsa Eduard Kukan raportues i PPE, negocioi me opozitën.
Pritet që pasi të bëhet e ditur marrëveshja me 5 pika edhe Fleckenstein të zhvillojë një vizitë të papritur në Tiranë.
KËRKËSAT E OPOZITËS
1 Dekriminalizimi i Parlamentit
2 Respektimi i vendimeve të gjykatave
3 E dejta për ngritjen e Komisioneve Hetimore
4 Asnjë pengesë për hetimin e deputeteve
5 Kohë të barabartë me kryeministrin në seancat plenare
KËRKESA E SHUMICËS
1 Rikthimi i opozitës në Kuvend brenda 24 dhjetorit.