Kukan i përgjigjet të vesë së Aleks Nikës: Drejtësia do të triumfojë
Pas letrës që e veja e Aleks Nikës, një prej 4 viktimave të 21 janarit, i dërgoi dy eurodeputetëve Kukan dhe Fleckenstein, ka mbërritur edhe përgjigjja.
Rajmonda Nika në letrën e saj thekson se ka humbur shpresat për drejtësi duke gjykuar se çështja tashmë nuk është më prioritet. Kukan i është përgjigjur zonjës Nika duke theksuar se ka bërë gjithmonë thirrje për zbardhjen e kësaj ngjarje.
“Unë me të vërtetë besoj se drejtësia do të triumfojë në këtë çështje”, shkruan europarlamentari Eduard Kukan në përgjigjen ndaj të vesë së Aleks Nikës./ABCNews
KOHA JONË SONDAZH

