Kukan: Maqedonia, çështje e rrezikshme. Tirana të veprojë me kujdes

 

Përfaqësuesi i delegacionit të Parlarmanetit Europain për Shqipërinë, Eduard Kukan e konsideron si “të ngatërruar dhe potencialisht të rrezikshme” situatën në Maqedoni.

Ndaj, në një intervistë për Top Channel, këshilla e tij për Tiranën zyrtare ka qenë që të veprojë në mënyrë të kujdesshme. 

Swiss Digital Desktop Reklama

TCHPas ngjarjeve në Kumanovë, ju jeni një prej eurodeputetëve të përfshirë në negociatat me Maqedoninë. Si e gjykoni ecurinë e këtij procesi deri taniA prisni një dorëheqje të kryeministrit Gruevski brenda muajit, apo përsëritje trazirash në një skenar më të keq

Swiss Digital Mobile Reklama

Eduard Kukan: Aty ka pyetje të lehta, por nuk ka përgjigje të thjeshta për situatën në Maqedoni. Është mjaft e ngatërruar dhe potencialisht e rrezikshme, do të thoja unë, dhe këtë duhet ta mbajmë parasysh kur merremi me vendin. Ju i keni parë institucionet europiane, Parlamentin e Komisionin, komisioneri Hahn dhe 3 eurodeputetë janë duke u marrë me këtë duke lehtësuar dhe ndërmjetësuar kontaktet dhe negociatat mes dy palëve kryesore, apo mes katër partive kryesore politike, sipas marrëveshjes së pajtuar më 2 qershor. Nuk mund të bëj ndonjë parashikim mbi këtë situatë, sepse siç e patë në takimin e fundit, pas  Shkupit, nuk pati asnjë rezultat. Kështu që jemi kthyer sërish tek marrëveshja e 2 qershorit, që angazhon përmes firmosjes së bërë liderët politikë me disa përgjegjësi. Kjo marrëveshje është e gjallë dhe e vlefshme. Tani po konsiderohet një proces nga institucionet europiane sesi të trajtohet më tej kjo situatë e vështirë, kështu që le të presim. 

TCHA keni ndonjë këshillë ndaj Tiranës, apo vërejtje ndaj diplomacisë shqiptare për sjelljen ndaj Maqedonisë

Eduard Kukan: Unë mendoj se politikanët shqiptarë e kuptojnë ndjeshmërinë e situatës dhe "me kujdes" është fjala e duhur për menyrën sesi ata duhet të sillen.

Përgatiti: Arta Tozaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?