Kukan: Partitë të respektojnë ligjin zgjedhor, përmirësoni klimën politike

 

Europarlamentari Eduard Kukan i ka drejtuar një apel partive politike në Shqipëri, që të respektojnë ligjin zgjedhor, si dhe të kontribuojnë në përmirësimin e kulturës politike në vend.

Apeli i Kukan vjen vetëm pak orë përpara nisjes së procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore.

Gjithashtu Kukan apelon që të respektohet edhe marrëveshja e Dhjetorit 2014 në lidhje me dekriminalizimin, sipas të cilës ndalohet emërimi i personave me të kaluar kriminale në postet publike.

SHKARKO APP