Kukan: Të vendoset dialogu politik, i rëndësishëm drejt rrugës së BE

Ka përfunduar takimi mes eurodeputetit, Eduart Kukan dhe kryetari të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për vendosjen e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës dhe thyerjes së bojkotit opozitar.

Eurodeputetit, Eduart Kukan u takua sot në mëngjes me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të gjetur një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për ta kthyer opozitën në Kuvend.

Eduart Kukan pas takimit me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dha një prononcim për mediat dhe u shpreh se “kam ardhur sot të vijoi punën e kolegur tim, z. Fleckenstain për të rivendosur dialogun politik në Shqipëri që është shumë i rëndësishëm për të zhvilluar një politikë evropianë të suksesshme”.

“Jemi në diskutime”, është përgjigjur Kukan, pyetjes së drejtuar nga gazetarët përsa i përket bojkotit të opozitës

SHKARKO APP