Kukës, KZAZ certifikon mandatin e Bashkim Shehut

 

Bashkim Shehu, kandidati fitues për bashkinë e Kukësit dhe kryetari i ri tashmë i kësaj bashkie, ka marë mandatin e tij si kryebashkiak.  Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve i ka certifikuar mandatin, në bazë të rezultateve të mara në zgjedhjet locale të 21 qershorit. 

Kryetari i KZAZ-së, Ardian Elezi tha se vendimi nga KZAZ është marë pas përfundimit të numërimit, nga anëtarët e këtij komisioni. Bashkim Shehu, si i pari kryetar nga 61 bashkitë e reja në vend që merr zyrtarisht mandatin e kryebashkiakut, nuk la pa falenderuar qytetarët për votëbesimin ndërkohë që falenderoi edhe KZAZ-në për mënyrën e menaxhimit të procesit.

Sipas ligjit zgjedhor, KZAZ-ja i ka dorëzuar mandatin të zgjedhurit të ri, 10 ditë pas zgjedhjeve lokale, influencuar kjo edhe nga mungesa e ankimimit nga kundërshtari, të ndonjë kutie apo pjese të procesit. Tashmë kryebashkiaku i ri duhet që të cojë vendimin e KZAZ-së në Gjykatë, ndërkohë që kjo e fundit e vërteton. 
Sa i takon betimit të kryetarit të ri dhe fillimit të punës, kjo arrihet pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të ri. 
 
Të njëjtën procedurë këto ditë do të ndjekin edhe KZËZ-të e Hasit dhe Tropojës.
F.T

SHKARKO APP